
| Diplomoi edhe njė gjeneratė |
![]() Diplomoi gjenerata e tetë e Shkollës Politike të Prishtinës. Rreth 35 të rinjë të partive politike, OJQ-ve, medias dhe fushave të tjerë kanë diplomuar në një ceremoni pas një viti të vijueshmërisë së një programi të ngjeshur akademik në çështjet e demokracisë, qeverisjes dhe komunikimit politik. Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, që udhëheq shkollën, Leonora Kryeziu, ka uruar të diplomuarit duke u rikujtuar atyre përgjegjësinë që bartin si liderë të rinj për ndërtimin e demokracisë në Kosovë kudo që do të veprojnë.
E pranishme në këtë ceremoni, shefja e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Orsolya Szekely, ka thënë se liderët e rinj duhet të bartin mesazhin e mirë të ndërtimit të një kulture të re demokratike në vend. Shkolla Politike është programi unik në Kosovë në edukimin politik të të rinjve, dhe mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian. Vijuesit e shkollës janë pajisur me certifikatat e diplomimit, ndërsa konkursi për gjeneratën e re tashmë është hapur. Të diplomuarit kanë marr pjesë gjatë korrikut edhe në Universitetin Veror për Demokraci në Strasburg, së bashku me 600 pjesëmarrës të tjerë nga 16 vende të ndryshme. Programe të ngjashme veprojnë edhe në 15 vende të tjera të rajonit të Euro-Azisë. Shkolla e parë politike është hapur në Moskë në vitin 1993, ndërsa ajo e Prishtinës është e pesta me radhë e hapur. |
