Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet arrow Shumė personalitete flasin pėr “Krizėn e Lidershipit”
Shumė personalitete flasin pėr “Krizėn e Lidershipit”
Shumė personalitete flasin pėr “Krizėn e Lidershipit”Shkolla Politike e Prishtinës po vazhdon të ndjek afërisht edicionin e pestë të Universitetit Veror për Demokraci, që po mbahet në Strasburg nga 28 Qershor – 2 Korrik 2010. Për temën qëndrore “Kriza e Lidershipit” deri më tani ka ligjëruar personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe akademike nga bota. Në ditën e parë, kanë folur para 600 pjesëmarrësve, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, kryesuesi i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Zëvendësministri i Maqedonisë, në cilësinë e kryesimit të radhës të Këshillit të Ministrave, Drejtori për Cështje Politike i KE-së, Kryetarja e Qytetit të Strasburgut, etj. Në ditët në vazhdim, 16 Shkollat Politike kanë ndjekur në seanca të ndara më të vogla, ligjëratat për temat e ndryshme, që nga kriza e lidershipi, lidershipi amerikan, rezistenca civile, demokratizimi, lidershipi ndërkombëtar, kriza e lidershipit e kriza e politikës, dhe shumë të tjera. Në agjendën e UVD-së është e përfshirë takimi i shumëpalësh dhe dy palësh i shkollave. Të enjten mbahet takimi i Shkollës Politike të Kosovës me atë të Serbisë, ku do të diskutohet për tema të ndryshme. Vizita në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pritja e ambasadorëve për shkollat përkatëse dhe aktivitete të tjera turisitike kanë shoqëruar Universitetin Veror për Demokraci, të pestin me radhë që organizohet nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.
 
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio