Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet arrow Shkolla Politike nė Strasburg
Shkolla Politike nė Strasburg
Shkolla Politike nė StrasburgFillon Universiteti Veror për Demokraci në Strasburg të Francës, i cili do të zgjasë deri më 3 korrik. Në të po marrin pjesë 16  Shkolla për Studime Politike, në mesin e të cilave edhe Shkolla Politike e Prishtinës, me rreth 35 pjesëmarrës që përfaqësojnë politikën, shoqërinë civile, median dhe biznesin. Kriza e Lidershipit është tema qëndrore e këtıj edicioni. Dita e parë, 28 Qershor 2010
Këshilli i Evropës


Këshilli i Evropës mbetet i përkushtuar në promovimin e demokracisë në Kosovë, përderisa respekton thellë të drejtën e secilit vend për vetëvendosje që konsiderohet e drejtë fundamentale e njerëzimit. Duke mos prejudikuar statusin final, për shkak se Kosova ende nuk është vend anëtar i kësaj organizate. Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Vasko Naumovski që njëherësh është zëvendëskryeministër i Maqedonisë, vend kryesues i radhës, ka thënë se e drejta për të vetëvendosur nuk mund ti mohohet askujt. “ Ajo është një e drejtë fundamentale. Secili vend dhe popull mund dhe ka të të drejtë në vetëvendosje. Por ajo duhet të bëhet në mënyrë të drejtë duke përdorur instrumentet e ligjshme”, ka thënë Naumovski para 600 pjesëmarrësve nga 16 vendet e Evropës Julgindore dhe Kaukazit në kuadër të Universitetit Veror për Demokraci që mbahet për një javë në Strasburg të Francës. Në këtë ngjarje të përvitshme ku po marrin pjesë edhe 35 liderë të rinj nga Kosova, politikanë, aktivistë, e gazetarë, në kuadër të Shkollës Politike të Prishtinës, Numovski ka thënë se Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta ndihmoj Kosovën edhe pse ka ende zëra mospajtues për statusin final në këtë organizatë ashtu sic ka edhe në Bashkimin Evropian. Përderisa mbetet kështu, ka thënë ai, Këshilli i Evropës do të punoj nga afër në promovimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Në këtë aktivitetet gjatë ditëve të ardhshme do të flasë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Maqedonisë, George Ivanov dhe personalitete të rëndësishme të jetës politike e akademike të botës.
 
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio