
Rrjeti i shkollave | Rrjeti i shkollave |
|
Me rritjen e aktiviteteve pėr ēdo vit ėshtė shtuar skajshmėrisht numri i pjesėmarrėsve qė marrin pjesė nė projektet e PIPS-it. Shkolla Politike e Kosovės ka krijuar edhe Alumnin e saj. Ajo ėshtė pėrpjekur vazhdimisht tė mbajė kontaktet me ta duke i riangazhuar nė projekte sa herė qė ka pasur mundėsi. Dhjetėra tė tillė e kanė pėrfaqėsuar Shkollėn Politike nė konferenca e seminare ndėrkombėtare. Pėr cdo vit, katėr prej tyre marrin pjesėn nė takimet rajonale qė organizohen nga Shkolla e Bullgarisė. Tė tjerėt kanė pasur mundėsi tė marrin pjesė nė aktivitete tė ndryshme rajonale si nė Maqedoni, Kroaci e Ukrainė.
Rrjeti i tjetėr i Shkollės Politike tė Prishtinės ėshtė i ndėrtuar me 15 shkollat e tjera tė rajonit tė Euroazisė. Shkollat Politike tė mbėshtetura nga Kėshilli i Evropės, synojnė tė trajnojnė gjeneratat e ardhshme tė udhėheqėsve politik, ekonomik, social dhe kulturor nė vendet nė tranzicion. Projekti i Shkollave pėr studime politike ėshtė program i pėrbashkėt i Kėshillit tė Evropės dhe Komisionit Evropian. Pėrpos kontributeve bazike financiare tė Kėshillit tė Evropės, shkollat financohen nga kontributet e shteteve anėtare dhe /ose vėzhguese, nga programet e ndryshme tė Komisionit Evropian dhe fondacioneve ndėrkombėtare. Shkolla e parė ėshtė themeluar nė Moskė mė 1992. Deri tani, shkollat janė themeluar nė Shqipėri, Armeni, Azerbagjan, Bosnjė dhe Hercegovinė, Bullgari, Kroaci, Gjerogji, Kosovė, Maqedoni, Moldovi, Mal i Zi, Rumani, Rusi dhe Ukrainė. Shkollat operojnė si rrjete rajonale dhe organizojnė aktivitete rajonale, veēanėrisht nė Ballkan dhe Kaukaz. Drejtorėt e shkollave takohen disa herė gjatė vitit pėr tė koordinuar aktivitetet e tyre dhe shkėmbyer pėrvojat e praktikat e mira.
|
