 Shkolla Politike e Prishtinës u themelua në vitin 2003 si iniciativë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe një grupi aktivistësh të rijnë vendës, që për qëllim kishin promovimin e një kulturë të re politike dhe shoqërore të bazuar në vlera të përbashkëta – tolerancë dhe dialog të hapur. Qëllimi i themeluesve: nxitja e krijimit të një komuniteti të liderëve të rijnë politik dhe publik në Kosovë, mbetet ideja themelore mbi të cilën vepron shkolla. Pas përfundimit me sukses të dy viteve të para të implementimit të projektit të Shkollës Politike, Këshilli i Evropës mbështeti kosovarizimin e saj me themelimin e një organizate jo-fitimprurëse dhe jo partiake të quajtur Instituti i Prishtinës për Studime Politike. PIPS mori përsipër implementimin e këtij projekti që nga viti 2004, duke u regjistruar si fondacion, pjesë e rrjetit të Shkollave për Studime Politike të Këshillit të Evropës. Programi kryesor Për çdo vit, një gjeneratë e re prej 35 të përzgjedhurish ndjekin programin akademik të Shkollës Politike. Ky program është një kombinim i vijimit të seminareve gjatë tërë vitit, ligjëratave në Prishtinë dhe detyrave që kanë si obligim ti punojnë. Pjesëmarrësit kanë mundësi të vijojnë për një javë Universitetin Veror për Demokraci në Strasburg të Francës. Të diplomuarit mund të marrin pjesë edhe në programet rajonale të Rrjetit të Shkollave Politike dhe përfitojnë dy diploma. Puna në SHIFRA: Gjeneratat e Shkollës Politike fillojnë sesionin vjetor në janar dhe përfundojnë në dhjetor të çdo viti kalendarik. Katër seminare disaditore mbahen gjatë vitit. Në muajin korrik, Shkolla merr pjesë në Universitetin Veror për Demokraci në Strasburg. Seminaret trajtojnë tema të ndryshme që ndërlidhen me temën bazë të përcaktuar në fillim të vitit nga Shkolla. - PIPS organizon edhe ligjërata javore në Prishtinë. Politika ditore shpeshherë është tema që prekin ligjëruesit dhe pjesëmarrësit, të cilëve u kërkohet shprehja e mendimit të lirë, pavarësisht kë përfaqësojnë: partinë politike, institucionet qendrore e lokale, mediat, OJQ-të apo bizneset.
- Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, të ndarë në grupe, punojnë gjatë vitit edhe ese në tema të caktuara, të përcaktuara nga Bordi i PIPS-it. Më të mirat publikohen në faqen zyrtare të organizatës;
- Në fund të vitit, Shkolla publikon edhe përmbledhjen e ligjëratave më të mira të trajtuara në seminare. Herë pas herë ajo punon indiviualisht edhe në tema specifike;
- Pjesëmarrës të Shkollës Politike marrin pjesë për çdo vit në aktivitetet rajonale të organizuara nga Rrjeti i Shkollave, si ajo në Bullgari, Kroaci, Ukrainë, Bosnjë, etj.
- Pjesëmarrësit në fund të programit njëvjeçarë pajisen me dy certifikata. Njërën për pjesëmarrje në UVD dhe tjetrën për kompletimin e programit të Shkollës Politike;
PIPS në shifra Nëntë gjenerata të Shkollës Politike - Mbi 240 pjesëmarrës
- Të rinj nga grupe të ndryshme etnike kanë dialoguar mes veti
- Rreth 80 personalitete nga vendi dhe bota kanë ligjëruar në aktivitet e PPS-it
- Rreth 150 tema të ndryshme që prekin demokracinë, politikën, aktivizimin, shoqërinë civile, mediat, integrimin evropian, tranzicionin dhe sistemet politike janë trajtuar në seminaret dhe forumet e Shkollës
- Strasburgu, Prishtina, Durrësi, Struga, Mavrova, Prizreni janë disa nga vendet ku PIPS ka zhvilluar aktivitetet e tij
- Shkolla Politike është pjesë e Rrjetit të Shkollave nga 16 vende
- Pjesëmarrëse vjetore në Universitetin Veror për Demokraci që mbahet në Strasburg, Francë
- Pjesëmarrëse vjetore me 4 përfaqësues kosovarë në Shkollën Rajonale Politike që mbahet në Bullgari
- "Demokratizimi & Qytetaria", përmbledhje ligjëratash 2007-08, botim i PIPS-it, mars 2008.
- "Tranzicioni i paparfunduar në Ballkan" – përmbledhje ligjëratash 2008-09, shkurt 2009
- "Prosper Leaders" është botimi periodik në formë të newsletters që përmban aktivitetet më të fundit të Shkollës Politike dhe PIPS-it.
|