
Pėr ne | Per ne |
|
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS (Prishtina Institute for Political Studies) u themelua në vitin 2004. PIPS që prej 7 vjetëve të ekzistimit ka për qëllim edukimin e liderëve të rinj, hulumtimet dhe botimin e analizave. Përgjatë këtyre vitieve, Organizata ka zhvilluar një sërë programesh e projektesh, ku më kryesori është ai i Shkollës Politike. PIPS ka organizuar një sërë konferencash kombëtare dhe rajonale, dhjetëra takime të formatit Chatam House me personalitete të politikës, shkencës, gazetarë e figura të tjera publike. Ka botuar disa publikime “Tranzicionet e papërfunduara në Ballkan” 2009; “Qytetaria & Demokratizimi” 2008; “8 years of School of Politics” 2010; “Zgjedhjet dhe pritjet pas” 2010. Misioni dhe Vizioni Misioni i PIPS-it është që të kontribuojë në kualitetin e procesit politik në Kosovë përmes edukimit formal dhe jo-formal të liderëve të rinj, duke i motivuar ata që të angazhohen aktivisht në proceset e tranzicionit, konsolidimit të demokracisë dhe forcimit të saj. Për ta përmbushur misionin e tij, vizioni i PIPS-it nxit krijimin e një kulture të re demokratike duke promovuar dialogun politik dhe social përmes bashkëpunimit në mes liderëve të rinj. Misioni- fillimi i një kulture të re demokratike dhe promovimi i dialogut e bashkëpunimit ndërmjet liderëve të rijnë. Vizioni- të kontribuojmë në kualitetin e procesit politik duke ofruar edukimin e liderëve të rijnë dhe duke i motivuar ata që të marrin pjesë në çështjet publike. Nisur nga misioni dhe vizioni i Institutit, PIPS inkurajon krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm të të rinjve dhe liderëve të motivuar duke u bazuar në ndarjen e vlerave dhe vizionin për qëndrueshmërinë e Kosovës në kontekst të zhvillimit rajonal dhe global. Përveç kësaj, PIPS kërkon të inkurajojë anëtarët e këtij komunitetit të ri të sapo krijuar për të zbatuar njohuritë dhe përvojën e fituar nga aktivitetet e PIPS për të promovuar vlerat e tij në kontekstet sociale ku veprojnë, si dhe për ti bërë ato pjesë e sjelljes së tyre personale si liderë të ardhshëm. Për ti arritur këto objektiva, Instituti i Prishtinës për Studime Politike angazhohet për: Rritjen e kapaciteteve udhëheqëse në Kosovë; Intensifikimin e komunikimit dhe bashkëveprimin ndërmjet aktorëve socio-politikë në Kosovë dhe rajon; Rritjen e sasisë dhe cilësisë së këshillimeve për politikat dhe rekomandimeve që dalin nga forumet dypalëshe. |
