|
Shkolla Politike e Prishtinës ka përfunduar seminarin e dytë "Institucionet, Qeverisje dhe Demokracia" që është mbajtur në Prishtinë nga 20-21 Prill 2012. Në këtë seminar, të dytin me radhë për gjeneratën e dhjetë të Shkollës, kanë ligjëruar njohës të rëndësishëm dhe personalitete të shkencës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Pėrgjatė dy ditėve, grupi qė pėrfaqėson politikėn, institucionet, mediat, shoqėrinė civile e biznesin, kanė pasur mundėsi tė dėgjojnė pėr qeverisjen e mirė, konceptin mbi qeverisjen, teorinė e zgjedhjes publike, Administrata publike nė qeverisjen demokratike, qeverisja dhe integrimit evropian, qeverisja dhe fuqia ekonomike, roli i qeverisjes nė zhvillimin e sektorit privat dhe demokracia e zhvillimi nuk mund tė kopjohen.
Pėr kėto tema kanė folur Bernard Zeneli, Odeta Barbullushi, Gentian Elezi, Neritan Sejamini, Abdylemenaf Bexheti, Lumir Abdixhiku dhe Shpend Ahmeti. Shkolla Politike ėshtė njėri prej programeve kryesore tė Institutit tė Prishtinės pėr Studime Politike, PIPS. Shkolla Politike ėshtė pjesė e Rrjetit tė Shkollave pėr Studime Politike tė themeluara dhe pėrkrahura nga Kėshilli i Evropės nė 16 vende tė euro-azisė.
|