Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet arrow Konferenca - PIPS bashkon nė Prishtinė "Pushtetar lokalė tė Ballkanit Perėndimor", 1-3 Dhjetor
Konferenca - PIPS bashkon nė Prishtinė "Pushtetar lokalė tė Ballkanit Perėndimor", 1-3 Dhjetor
Konferenca - PIPS bashkon nė Prishtinė Politikanë të pushtetit lokalë dhe ekspertë nga rajoni do ti ndajnë përvojat e tyre të sistemit të qeverisjes së decentralizuar. Kryetarë komunash e zyrtarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova do të mblidhen në Konferencën “Ndërtimi i Bashkëjetesës dhe Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Nëpërmes Decentralizimit” që mbahet nga 1-3 Dhjetor 2011 në Prishtinë.

Konferenca organizohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS dhe Instiuti i Kosovës për Qeverisje Lokale me ndihmën e UNDP-së dhe OSBE-së.

Ky projekt është vazhdimëshi e Shkollës për Qeverisje Lokale të inicuar nga Këshilli i Evropës. Përgjatë tri ditëve, secili nga grupi i vendeve pjesëmarëse do të prezantoj modelet e decentralizimit të vendit prej nga vjen, ndërsa do të kenë mundësi që në Kosovë ti vizitojnë dy modele të decentralizimit me Pakon e Ahtisaaarit, komunën e Novobërdës dhe Kllokotit.
Pjesëmarrësit e kësaj konference do të priten në vizita të ndara nga Kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, nga Kryetari i Komisionit Parlamentar pë Siguri, Ahmet Isufi dhe nga Zv.kryeministri e Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic. /pips/

 
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio