Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet arrow Bjorn von Sydow: Veriu, sfidė e tė gjithėve
Bjorn von Sydow: Veriu, sfidė e tė gjithėve
Bjorn von Sydow: Veriu, sfidė e tė gjithėveRaportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn von Sydow në turin e vizitës në Kosovë është takuar edhe me pjesëmarrësit e Shkollës Politike. Në ligjëratën e tij për Kosovën, Sydow një pjesë të madhe e ka përqendëruar në zhvillimet për veriun, ku edhe është takuar me liderë kosovarë dhe katër kryetarët e të ashtuquajturave komuna serbe në veri.

Sydow ka thënë se është në dilemë cfarë raporti do të shkruaj me ty kthyer në Strasburg, për faktin se situata në veri duke një rrugë pa dalje. "U takova me kryetarët që pretendojnë se janë zgjedhur në mënyrë legjitime. Bisedova sinqerisht me ta. I pyeta a do të pranonin këtë zgjidhje, një tjetër dhe plot propozime të tjera, por të gjitha përgjigjet janë jo" ka thënë Sydow.

Në bashkëbisedimin me pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Sydow ka folur edhe për mirëkuptimin që ka me institucionet e ëPrishtinës që sipas tij, kur të flasin për veriun të dallojnë qytetarët e zakonshëm nga njerëzit që i udhëheqin trazirat. Ai ka mirëptirut idenë e diskutuar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për përgatitjen e aplikacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

 

 
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio