
| BE-ja mund tė dėshtoj me Kosovėn |
![]() Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka ndarë mendimet e saj për raportet Kosovë-BE në forumin e Shkollës Politike, pjesë e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPS. Eurodeputetja është treguar mjaft kritike në raport me rolin e BE-së në Kosovë si dhe sjelljet e Beogradit vecmas në raport me veriun e Kosovës. Ajo ka thënë se "NATO e bëri punën e saj në Kosovë duke e cliruar vendin por pastaj dështuan ndërkombëtarët duke lënë pas dore cështjen e pavarësisë së Kosovës". Sipas Pack, tani edhe serbët është shumë më vështirë të binden për pavarësinë dhe shembujt e fundit në veri e tregojnë më së miri. hin Kosovën. "Ne kemi bërë disa gabime. Kur them ne, nuk mendoj për veten por disa prej nesh. Mund ta përmendi emrin e Baroneshës Ashton e cila si Shefe e Politikës së Jashtme nuk ka bërë sa duhet që të ndikoj tek vendet.Është e pakuptueshme që pesë vendet anëtare nuk kanë lëvizur më herët drejt njohjes" ka thënë Pack.
|
