Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet arrow BE-ja mund tė dėshtoj me Kosovėn
BE-ja mund tė dėshtoj me Kosovėn
BE-ja mund tė dėshtoj me Kosovėn

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka ndarë mendimet e saj për raportet Kosovë-BE në forumin e Shkollës Politike, pjesë e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPS. Eurodeputetja është treguar mjaft kritike në raport me rolin e BE-së në Kosovë si dhe sjelljet e Beogradit vecmas në raport me veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se "NATO e bëri punën e saj në Kosovë duke e cliruar vendin por pastaj dështuan ndërkombëtarët duke lënë pas dore cështjen e pavarësisë së Kosovës". Sipas Pack, tani edhe serbët është shumë më vështirë të binden për pavarësinë dhe shembujt e fundit në veri e tregojnë më së miri.
Para pjesëmarrësve të Shkollës Politike, ajo ka kritikuar BE-në që s'ka bërë sa duhet për të ndikuar në pesë vendet anëtare ta njo

hin Kosovën. "Ne kemi bërë disa gabime. Kur them ne, nuk mendoj për veten por disa prej nesh. Mund ta përmendi emrin e Baroneshës Ashton e cila si Shefe e Politikës së Jashtme nuk ka bërë sa duhet që të ndikoj tek vendet.Është e pakuptueshme që pesë vendet anëtare nuk kanë lëvizur më herët drejt njohjes" ka thënë Pack.


Ajo ka inkurajuar të rinjtë të punojnë në ndërtimin e një shteti funksional, ku do të luftohej korrupsioni dhe krimi organizuar ndërsa ka lavdëruar performancën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në sytë e ndërkombëtare.

 
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio