Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet
Lajmet
PIPS dhe KAS botojnė librin pėr Partitė Politike, roli nė demokraci dhe Kosova
PIPS dhe KAS botojnė librin pėr Partitė Politike, roli nė demokraci dhe Kosova
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS në bashkëpunim me fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung kanë botuar librin për partitë politike, një bashkëpunim ndërmjet autorësh gjermanë dhe kosovar. 
 
Lexo me shume...
 
Tryeza pėr Eficiencėn e Energjisė, shumė mundėsi e pak vullnet
Tryeza pėr Eficiencėn e Energjisė, shumė mundėsi e pak vullnet

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS në bashkëpunim me GIZ kanë organizuar në Prishtinë tryezën e radhës “Dialogu Publik për Eficence të Energjisë”. Pjesëmarrës të shumtë përfshirë kryetar komunash, përfaqësues komunash e ndërkombëtar kanë folur për rëndësinë e eficiencës së energjisë, cfarë kanë bërë komunat dhe cilat janë kapacitetet aktuale të kosovarëve në aspektin e resurseve dhe kuadrove profesionale. 

Lexo me shume...
 
Mehmeti nė Shkollėn Politike: Shoqėria shqiptare njė shoqėri partiake
Mehmeti nė Shkollėn Politike: Shoqėria shqiptare njė shoqėri partiakeShkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka ndarë pikëpamjet e tij për realitetet shqiptare në Ballkan, raportin me religjionin dhe debatin për librin e tij të fundit në “Dialog me Shkollën Politike”. Në ligjëratën “Feja dhe Shqiptaritë”, Mehmeti ka sqaruar keq-kuptimet që janë bërë me qëllim ndaj librit të tij nga grupe politike apo të afërta me politikën që duan zhvendosjen e vëmendjes nga problemet reale. Sipas shkrimtarit, të gjitha religjionet i shkojnë mirë shqiptarëve dhe një shqiptar musliman i vlefshëm është po aq i barabartë me një katolik apo ortodoks të vlefshëm.
Lexo me shume...
 
PIPS organizon nė Prizren tryezėn “Dialog Publik pėr Efiēiencė tė Energjisė”
PIPS organizon nė Prizren tryezėn “Dialog Publik pėr Efiēiencė tė Energjisė”

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën e radhës në kuadër të projektit “Dialog Publik për”. Tryeza u mbajtë me 27 Mars 2013, në Prizren, dhe pjesëmarrës ne këtë tryeze ishin 50 pjesëmarrës që përfaqësonin drejtoritë komunale nga komuna e Prizrenit, Mamushës, Dragashit, Rahovecit, Malishevës dhe Suharekës. Përveç nivelit lokal pjesëmarrës kishte edhe nga niveli qëndror, si përfaqësuesi i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si dhe përfaqësues të institucioneve nga Maqedonia. Ky projekt i përkrahur financiarisht nga GIZ, në këtë seancë u mbështet edhe nga Shkolla Politike e Maqedonisë dhe Fondacioni Konrad Adenauer, duke realizuar kështu një bashkëpunim rajonal dhe ndarë përvojat në këtë fushë.

 

Lexo me shume...
 
Pėrfundon Moduli I i Shkollės Politike, 1-3 Mars nė Prishtinė
Pėrfundon Moduli I i Shkollės Politike, 1-3 Mars nė PrishtinėKa përfunduar Moduli tre ditor i Shkollës Politike, nga 1-3 Mars që është mbajtur në Prishtinë me gjeneratën e njëmbëdhjetë për vitin akademik 2012/2013. Për temën e përgjithme “Sfidat e Funksionimit Demokratik të Institucioneve Publike: Marrëdhëniet Shtet-Shoqëri” kanë folur Blerim Reka, Albin Kurti, Blerim Shala, Arber Zaimi, Ermal Hasimja, Ardian Gjini, Gezim Visoka dhe Ardian Gola. Në ditën e parë të Modulit, pjesëmarrësit kanë pasur rastin të dëgjojnë dhe diskutojnë për konceptet e nacionalizmit dhe patriotizmit, duke u ndalur gjerësisht në raportet e komb-shtetit dhe shtetit-qytetar, cfarë modeli përfaqësojnë shqiptarët në Ballkan dhe cfarë Kosova. Studiuesi Arber Zaimi ka folur për historinë e formimit të kombeve, linjën e ndarjes etnike dhe kulturore të kombeve, identitetet dhe rasti i Kosovës, duke nxitur njëherësh edhe diskutimet përbrenda grupit.
Lexo me shume...
 
<< Fillimi < Mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Perpara > Fundi >>

Rezultatet 6 - 10 prej gjithesej 65
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio