 Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS në bashkëpunim me fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung kanë botuar librin për partitë politike, një bashkëpunim ndërmjet autorësh gjermanë dhe kosovar. |
|
Lexo me shume...
|
|
 Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS në bashkëpunim me GIZ kanë organizuar në Prishtinë tryezën e radhës “Dialogu Publik për Eficence të Energjisë”. Pjesëmarrës të shumtë përfshirë kryetar komunash, përfaqësues komunash e ndërkombëtar kanë folur për rëndësinë e eficiencës së energjisë, cfarë kanë bërë komunat dhe cilat janë kapacitetet aktuale të kosovarëve në aspektin e resurseve dhe kuadrove profesionale. |
|
Lexo me shume...
|
|
Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka ndarë pikëpamjet e tij për realitetet shqiptare në Ballkan, raportin me religjionin dhe debatin për librin e tij të fundit në “Dialog me Shkollën Politike”. Në ligjëratën “Feja dhe Shqiptaritë”, Mehmeti ka sqaruar keq-kuptimet që janë bërë me qëllim ndaj librit të tij nga grupe politike apo të afërta me politikën që duan zhvendosjen e vëmendjes nga problemet reale. Sipas shkrimtarit, të gjitha religjionet i shkojnë mirë shqiptarëve dhe një shqiptar musliman i vlefshëm është po aq i barabartë me një katolik apo ortodoks të vlefshëm. |
|
Lexo me shume...
|
|
 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën e radhës në kuadër të projektit “Dialog Publik për”. Tryeza u mbajtë me 27 Mars 2013, në Prizren, dhe pjesëmarrës ne këtë tryeze ishin 50 pjesëmarrës që përfaqësonin drejtoritë komunale nga komuna e Prizrenit, Mamushës, Dragashit, Rahovecit, Malishevës dhe Suharekës. Përveç nivelit lokal pjesëmarrës kishte edhe nga niveli qëndror, si përfaqësuesi i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si dhe përfaqësues të institucioneve nga Maqedonia. Ky projekt i përkrahur financiarisht nga GIZ, në këtë seancë u mbështet edhe nga Shkolla Politike e Maqedonisë dhe Fondacioni Konrad Adenauer, duke realizuar kështu një bashkëpunim rajonal dhe ndarë përvojat në këtë fushë. |
|
Lexo me shume...
|
|
Ka përfunduar Moduli tre ditor i Shkollës Politike, nga 1-3 Mars që është mbajtur në Prishtinë me gjeneratën e njëmbëdhjetë për vitin akademik 2012/2013. Për temën e përgjithme “Sfidat e Funksionimit Demokratik të Institucioneve Publike: Marrëdhëniet Shtet-Shoqëri” kanë folur Blerim Reka, Albin Kurti, Blerim Shala, Arber Zaimi, Ermal Hasimja, Ardian Gjini, Gezim Visoka dhe Ardian Gola. Në ditën e parë të Modulit, pjesëmarrësit kanë pasur rastin të dëgjojnë dhe diskutojnë për konceptet e nacionalizmit dhe patriotizmit, duke u ndalur gjerësisht në raportet e komb-shtetit dhe shtetit-qytetar, cfarë modeli përfaqësojnë shqiptarët në Ballkan dhe cfarë Kosova. Studiuesi Arber Zaimi ka folur për historinë e formimit të kombeve, linjën e ndarjes etnike dhe kulturore të kombeve, identitetet dhe rasti i Kosovës, duke nxitur njëherësh edhe diskutimet përbrenda grupit. |
|
Lexo me shume...
|
|
|
<< Fillimi < Mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Perpara > Fundi >>
|
| Rezultatet 6 - 10 prej gjithesej 65 |