Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është ulur në forumin e Shkollës Politike vetëm 3 orë para arritjes së marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike. Pas një jave intensive të bisedave me krerë të tjerë politikë, Mustafa ka sqaruar para 30 pjesëmarrësve konceptin e qeverisjes së Kosovës sipas LDK-së. |
|
Lexo me shume...
|
|
Shkolla Politike ka mbajtur seminarin e parë për Gjenaratën e IX të Shkollës Politike. Seminari “Çfarë i bën demokracitë të funksionojnë?” është mbajtur nga 24-27 Shkurt 2011, në Durrës të Shqipërisë. Pjesëmarrësit kanë pasur rastin të ndjekin nga afër ligjëratat për demokracinë nga politikani veteran, Bjorn Van Sydow, tani Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian të Këshillit të Evropës. Sydow përgjatë 3 ditëve të seminarit, ka kontribuar në gjitha sesionet e ligjëratave, duke nxitur shpesh herë edhe duartrokitjet. |
|
Lexo me shume...
|
|
Instituti i Prishtinës për Studime Politike e ka shpallur të hapur konkursin për gjeneratën e nëntë të Shkollës Politike për vitin 2011. Konkursi është hapur prej 15 Nëntorit 2010, dhe do të zgjasë deri më 3 Dhjetor 2010, ndërsa programi i ri fillon prej janarit 2011. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Kosovës, të cilët janë të diplomuar, përfaqësojnë një institucion, parti, OJQ, media po biznesdhe janë të interesuar të mësojnë më shumë për politikën dhe temat e tjera që kanë të bëjnë me demokracinë, shoqërinë e qeverisjen. |
|
Lexo me shume...
|
|
 Diplomoi gjenerata e tetë e Shkollës Politike të Prishtinës. Rreth 35 të rinjë të partive politike, OJQ-ve, medias dhe fushave të tjerë kanë diplomuar në një ceremoni pas një viti të vijueshmërisë së një programi të ngjeshur akademik në çështjet e demokracisë, qeverisjes dhe komunikimit politik. Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, që udhëheq shkollën, Leonora Kryeziu, ka uruar të diplomuarit duke u rikujtuar atyre përgjegjësinë që bartin si liderë të rinj për ndërtimin e demokracisë në Kosovë kudo që do të veprojnë. |
|
Lexo me shume...
|
|
Alumnit e Shkollës Politike janë takuar në Mavrovë prej 12-14 Nëntor 2010 në Mavrovë të Maqedonisë, për të diskutuar rreth zgjedhjeve, raportet e ndërkombëtarëve me vendasit dhe roli i shoqërisë civile. Pjesëmarrësit kanë folur për sfidat përpara në organizimin e zgjedhjeve, raportetet në përkeqësim të partive politike dhe nevojën për organizim e mirëfilltë të zgjedhejve. “Mos njohja e rezultateve nga partitë pas zgjedhjeve, është njëra ndër sfidat kryesore që mund të përballet Kosova, për të parën herë në dhjet vitet e fundit”, kanë thënë pjesëmarrësit. |
|
Lexo me shume...
|
|
|
<< Fillimi < Mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Perpara > Fundi >>
|
| Rezultatet 41 - 45 prej gjithesej 65 |