Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet
Lajmet
Albert Rohan nė Shkollėn Politike, flet pėr Evropėn dhe Kosovėn
Albert Rohan nė Shkollėn Politike, flet pėr Evropėn dhe Kosovėn
Ish negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka ligjëruar në Shkollën Politike të Prishtinës për temën “Quo vadis Evropa”. Përgjatë një ore, Rohan para gjeneratës së dhjetë dhe Alumnive të PIPS-it ka folur për krizën aktuale në Evropë, kriza e Greqisë, eurozona, politika e jashtme e përbashkët e deri tek raportet Francë-Gjermani pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Pashmangshëm ai ka folur edhe për Kosovën, planin Ahtisaari dhe fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Aktiviteti i është pasqyruar edhe në mediat kosovare. Më poshtë, shkrimi në të përditshmen Koha Ditore

Lexo me shume...
 
Pėrfundon seminari i dytė "Qeverisja, Institucionet dhe Demokracia"
Shkolla Politike e Prishtinës ka përfunduar seminarin e dytë "Institucionet, Qeverisje dhe Demokracia" që është mbajtur në Prishtinë nga 20-21 Prill 2012. Në këtë seminar, të dytin me radhë për gjeneratën e dhjetë të Shkollës, kanë ligjëruar njohës të rëndësishëm dhe personalitete të shkencës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. 
 
Lexo me shume...
 
Veton Surroi nė Shkollėn Politike flet pėr marrėveshjet e fundit me Serbinė
Veton Surroi nė Shkollėn Politike flet pėr marrėveshjet e fundit me SerbinėKryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, KPJ ka folur për zhvillimet e fundit politike në një ligjëratë publike të organizuar nga Shkolla Politike e Prishtinës. Publicisiti Surroi ka alarmuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon shteti i ri, ku sipas tij, që pas shpalljes së pavarësisë ende janë prezente disa deficita.
Lexo me shume...
 
Ish Presidenti Sejdiu: "Pėr veriun, zbatoni vetėm Planin Ahtisaari"
Ish Presidenti Sejdiu:

Shkolla Politike e Prishtinës ka nisur programin për gjeneratën e dhjetë në këtë vit. I ftuar të diskutoj për temën "Katër vitet e pavarësisë: Çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet" ka qenë ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Përgjatë dy orëve, Sejdiu ka folur për Kosovën pas çlirimit, sfidat e kosovarëve nën administrimin ndërkombëtar që rezultoi me pavarësinë e vendit por me një mungesë të theksuar të shtetndërtimit.

 

Lexo me shume...
 
Pėrzgjidhet gjenerata e 10 e Shkollės Politike
Pėrzgjidhet gjenerata e 10 e Shkollės Politike
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS ka përzgjedhur gjeneratën e dhjetë të Shkollës Politike për vitin 2012. Pas afatit prej dy javësh të hapjes së konkursit, pranimit të qindra aplikacioneve dhe selektimit përmes intervistave e testeve, PIPS ka përzgjedhur grupin e ri të Shkollës Politike. 
Lexo me shume...
 
<< Fillimi < Mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Perpara > Fundi >>

Rezultatet 26 - 30 prej gjithesej 65
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio