Jeni duke shikuar: Home arrow Pėr ne arrow Lajmet
Lajmet
PIPS publikon studimin “Obligimet Politike nė Kosovė”
PIPS publikon studimin “Obligimet Politike nė Kosovė”

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS ka publikuar të Enjten studimin “Obligimet Politike në Kosovë” të autorit Gëzim Visoka, Kandidat për PhD në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Dublin City University, Irlandë. Studimi trajton raportin ndërmjet plotësimit të nevojave dhe të drejtave të përkthyera në raportet shtet-shoqëri që në gjuhën e përditshme njihen si obligimet politike.

Drejtoresha Ekzekutive e PIPS-it, Leonora Kryeziu ka thënë se botimi i këtij studimi nga PIPS është një përpjekje e radhës për të ofruar një kontribut në tranzcionin e vështirë të Kosovës. “Duke kombinuar një kornizë analitike origjinale argumente të pasura empirike, ky studim konstaton se obligimet politike janë shumë të ndërlidhura me shkallën në të cilën nevojat e njerëzve janë të plotësuara, të drejtat e tyre të njohura dhe të mbrojtura, si dhe agjencia dhe aftësitë e tyre të aktivizuara” ka thënë Kryeziu. Ajo më tej ka shtuar se studim ofron ide të vlefshme dhe pikënisje të rëndësishme nga të cilat duhet të dalë një konceptim i ri i shtetit dhe shoqërisë – në qendër të të cilit të jenë obligimet politike – dhe guxim për të gjurmuar mënyra për artikulimin e një qytetarie kritike dhe aktive, dhe pronësinë e përbashkët të institucioneve shtetërore. 

Lexo me shume...
 
Ish Presidenti Sejdiu nė “Dialog me Shkollėn Politike”
Ish Presidenti Sejdiu nė “Dialog me Shkollėn Politike”
Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu debaton me gjeneratën e re të Shkollës Politike në nisje të forumit “Dialog me Shkollën Politike” në formatin Chatham House. Në përvjetorin e pestë të shpalljes së pavarësisë, ish udhëheqësi i Ekipit të Unitetit, Sejdiu ka folur për të arriturat dhe dështimet e procesit të shtet-formues të Kosovës që pas vitit 2008, me theks të veçantë në dy sfidat e mëdha të Kosovës: zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit.
Lexo me shume...
 
Punėtori planifkimi pėr Kurrikulėn Akademike tė Shkollės Politike 2013
Punėtori planifkimi pėr Kurrikulėn Akademike tė Shkollės Politike 2013Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS ka organizuar të mërkurën një punëtori planifikimi për korrikulën akademike të Programit të Shkollës Politike 2013 me studiues, anëtarë Bordi dhe kontribues të rregullt të organizatës.

Pas shënimit të 10 vjetorit të Shkollës Politike, PIPS e ka konsideruar të nevojmshme dhe domosdoshme për të ri-dajnuar kurrikulën akademike për Gjeneratën e re , tema të cilat duhet të reflektojnë sfidat e reja të shtetit kosovar, shoqërisë, dhe zhvillimet kundrejt atyre ndërkombëtare.

Ndërthurja e temave akademike me zhvillimet përbrenda shoqërisë kosovare të cilat pritet të jenë sfidë për shtetin në 10 vitet e ardhshme që prej raporteve shtet-shoqëri: obligimet dhe të drejtat; hapësira e re publike; alernativat ndaj BE-së, brandingu i Shtetit; mediat sociale dhe të tjera tema sikurse ekonomia politike, identiteti, nacionalizmi. 
 
PIPS shėnon 10 vjetorin e themelimit tė Shkollės Politike
PIPS shėnon 10 vjetorin e themelimit tė Shkollės Politike

Në një ceremoni festive, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka shënuar 10 vjetorin e themelimit të Shkollës Politike. Para rreth 200 pjesëmarrësve të pranishëm të cilët kanë kaluar nëpër programet e Shkollës Politike prej 350 sish sa është numri i përgjithshëm, Drejtoresha e PIPS-it, Leonora Kryeziu ka folur për hapat e parë të Shkollës në vitin 2002, sfidat e asaj kohe jo shumë të relaksuar politike në bërjen bashkë të njerëzve me botëkuptime të ndryshme politike e shoqërore.

Lexo me shume...
 
Njė Dekadė me Shkollėn Politike
Instituti i Prishtinës për Sudime Politike, PIPS shënon dhjetë vjetorin e punës të Shkollës Politike. Në një ceremoni të vecantë festimi do të shënohet më 6 Dhjetor 2012 në Hotel Emerald ku pritet të marrin pjesë të gjithë ish pjesëmarrësit e gjeneratave të Shkollës Politike, miq të organizatës dhe përfaqësues të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare. 

Lexo me shume...
 
<< Fillimi < Mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Perpara > Fundi >>

Rezultatet 11 - 15 prej gjithesej 65
© Copyright, 2013. Prishtina Institute for Political Studies.
Re-designed and developed by: Sfera Interactive Studio