Shkolla Politike e Prishtinës ka marrë pjesën në Konferencën e Dytë Rajonale “Energjia, Zhvillimi dhe Demokracia” organizuar nga Rrjeti i Shkollave për Studime Plitike të Këshillit të Evropës dhe mbështetur nga GIZ, me 13 Maj. Konferenca ka trajtuar temën e Efiçiencës së Energjisë, rolin e Kuvendit, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë relevantë në krijimin dhe implementimin e politikave. Po ashtu është diskutuar edhe për rolin e komunave në implementimin e politikave të efiçiencës së energjisë, si dhe përvojat rajonale. |
|
Lexo me shume...
|
|
 Ka përfunduar Moduli II i Shkollës Politike të Prishtinës që është mbajtur nga 26-28 Prill në Durrës të Shqipërisë. Përgjatë tri ditëve është folur për partitë politike, modelet e organizimit, historiku i ekzistimit dhe sfidat me të cilat përballen sot, jo vetëm në kuptimin e rënies së identifikimit partiak por edhe transformimi i tyre si shkak i zhvillimit tw internetit dhe mediave sociale. Më pas, është trajtuar si pjesë e vecantë neoliberalizmi në Kosovë dhe Shqipëri, teoria e zgjedhjes publike dhe një kuptim më specifik për Kosovën dhe Shqipërinë. Në pjesën e tretë te Modulit është diskutuar për sistemin partiak dhe zgjedhor, cfarë modelesh aplikohen sot në botë dhe ku qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria në këtë drejtim. |
|
Lexo me shume...
|
|
 Një tjetër projekt i rëndësishëm rajonal që bën bashkë Shkollat Politike të Rajonit. Në kuadër të Rrjetit të Shkollave për Studime Politike ka nisur aktivitetin programi më i ri Akademika Rajonale për Demokraci (RAD) një projekt tre vjeçar që ka për qëllim të bëj bashkë 150 liderë politikë nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Qëlli i programit është forcimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor – një hap i nevojshëm jo vetëm për anëtarësim në BE por edhe faktor stabiliteti dhe demokratizimi të rajonit.
|
|
Lexo me shume...
|
|
 Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS së bashku me organizatat partnere GIZ, KAS, German Cooperation dhe CRPM nga Maqedonia kanë organizuar tryezën e radhës “Dialogu pub për tejkalimin e problemeve në implementimin e legjislacionit të Efiçiencës së Energjisë që është mbajtur në Shkup më 23 Prill 2013. Ekspertët nga Kroacia dhe Maqedonia, Darko Hecer dhe Igor Panchevski kanë folur për temat “Gazifikimi, sfidat e qeverisjes lokale” respektivisht “ Kapaciteti i sektorit të ndërtimit në Efiçiencë të Energjisë dhe Burimet e Ripërtritshme në nivel lokal”.
|
|
Lexo me shume...
|
|
 Këtë fundjavë nga 26-28 Prill 2013, PIPS organizon Modulin II të Shkollës Politike për gjeneratën 11 me temën “Partitë Politike: Mes Modelesh të Vjetëra dhe Realitetesh të Reja”. Ky modul organizohet ne Durres dhe ka për qëllim të trajtoj partitë politike dhe marrëdheniet me aktorët kryesor përbenda shtetit në të cilin do të ligjërojnë studiues dhe njohës të spikatur nga Kosova dhe Shqipëria. |
|
Lexo me shume...
|
|
|
<< Fillimi < Mbrapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Perpara > Fundi >>
|
| Rezultatet 1 - 5 prej gjithesej 65 |