Lajmet

Ish negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka ligjëruar në Shkollën Politike të Prishtinës për temën “Quo vadis Evropa”. Përgjatë një ore, Rohan para gjeneratës së dhjetë dhe Alumnive të PIPS-it ka folur për krizën aktuale në Evropë, kriza e Greqisë, eurozona, politika e jashtme e përbashkët e deri tek raportet Francë-Gjermani pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Pashmangshëm ai ka folur edhe për Kosovën, planin Ahtisaari dhe fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë...

Shkolla Politike e Prishtinës ka përfunduar seminarin e dytë "Institucionet, Qeverisje dhe Demokracia" që është mbajtur në Prishtinë nga 20-21 Prill 2012. Në këtë seminar, të dytin me radhë për gjeneratën e dhjetë të Shkollës, kanë ligjëruar njohës të rëndësishëm dhe personalitete të shkencës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. ...

Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, KPJ ka folur për zhvillimet e fundit politike në një ligjëratë publike të organizuar nga Shkolla Politike e Prishtinës. Publicisiti Surroi ka alarmuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon shteti i ri, ku sipas tij, që pas shpalljes së pavarësisë ende janë prezente disa deficita. ...

Shkolla Politike e Prishtinës ka nisur programin për gjeneratën e dhjetë në këtë vit. I ftuar të diskutoj për temën "Katër vitet e pavarësisë: Çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet" ka qenë ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Përgjatë dy orëve, Sejdiu ka folur për Kosovën pas çlirimit, sfidat e kosovarëve nën administrimin ndërkombëtar që rezultoi me pavarësinë e vendit por me një mungesë të theksuar të shtetnd&...

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS ka përzgjedhur gjeneratën e dhjetë të Shkollës Politike për vitin 2012. Pas afatit prej dy javësh të hapjes së konkursit, pranimit të qindra aplikacioneve dhe selektimit përmes intervistave e testeve, PIPS ka përzgjedhur grupin e ri të Shkollës Politike. ...

Politikanë të pushtetit lokalë dhe ekspertë nga rajoni do ti ndajnë përvojat e tyre të sistemit të qeverisjes së decentralizuar. Kryetarë komunash e zyrtarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova do të mblidhen në Konferencën “Ndërtimi i Bashkëjetesës dhe Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Nëpërmes Decentralizimit” që mbahet nga 1-3 Dhjetor 2011 në Prishtinë....

Instiuti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS do të organizoj këtë vikend (19 - 20 Nëntor 2011) Punëtorinë për Reformën Zgjedhore/Kushtetuese, ku do të ligjërojnë ekspertë dhe vendimmarrës, ndërsa Alumnistat e Shkollës Politike do të punojnë në grupe. ...